Zamira Kita zbulon si është Luizi si aktor: Ndonjëherë të vë në siklet…

Aktorja e mirënjohur, Zamira Kita, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Merre me long Show” në “Top Albania Radio”, ku ka folur për eksperiencën e saj si pjesë e kastit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Filmi është thuajse drejt fundit dhe do të dalë në vjeshtë nëpër kinema, ndërsa nga dita në ditë po mësojmë më tepër detaje për këtë projekt.

Teksa ka treguar pak në lidhje me rolin e saj dhe të disa personazheve të tjerë, Zamira u pyet edhe për Luiz Ejllin.

Për këngëtarin e njohur, ajo tha se si aktor është shumë i këndshëm dhe i natyrshëm.

“Është shumë interesant. Është i panjohur si aktor, por në fakt është një aktor shumë i këndshëm, ka shumë organicitet në lojën e tij, është shumë i natyrshëm, i këndshëm. Ndonjëherë nuk e punojmë shumë skenarin, por ai me një të hedhur syrit në letër, me një lexim apo kalim teksti, ai është në xhirim i paparë, ecën shumë mirë. Ndonjëherë të vë në siklet kur ne nuk i mbajmë mend, apo gabojmë nga lodhja dhe ngarkesa e madhe, por është aktor shumë i mirë përveç se është i këndshëm. Është shumë i dashur!”- u shpreh ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...