Shkodra humb një intelektual të njohur/ Prof. Dr Vehbi Hoti u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare intelektuali shkodran dhe një njeri model, Profesor Doktor, Vehbi Hoti i cili ka dhënë një kontribut të vyer në arsimin shqiptar. Prof. dr. Vehbi Hoti është një figurë e shquar e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, të cilëve u ka kushtuar një jetë të tërë.

Që nga viti 1965 e gjerë më 2018, plot 53 vite pa ndërprerje i është përkushtuar arsimit në përgjithësi, posaçërisht arsimit të lartë për 49 vjet si pedagog i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.Vehbi Hoti lindi në Shkodër më 6 Prill 1942, ka qenë arsimtar dhe pedagog me një kontribut disa dekadash në arsimin shqiptar. Për punën mësimore dhe atë shkencore ka marrë vlerësime të larta nga organe shkencore dhe shtetërore. Kështu Senati i Universitetit të Shkodrës në vitin 2013 i ka dhënë titullin “Profesor Emeritus”.

Nga tre Presidentë të Republikës së Shqipërisë është dekoruar me: “Urdhëri Naim Frashëri i Artë” (2001), me titullin “Mësues i Merituar” (1987) dhe “Medalja Naim Frashëri” (1977). Edhe pas daljes në pension ai ishte aktiv në punën studimore dhe atë kërkimore – shkencore, gjatë së cilës përveç teksteve të psikologjisë ka botuar 4 punime për kontributet arsimore pedagogjike për disa figura të shquara të kësaj fushe.Me këtë rast stafi i RTSH Shkodra i shpreh ngushëllimet familjes Hoti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...