Ekselentë si Arsheila dhe Aroni/ Të rinjtë synojnë të studiojnë jashtë vendit

Gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër ka akorduar medalje ari për 4 maturantë ekselentë. Arsheila Laçej dhe Aron Vukatana janë 2 prej tyre.

3 vitet e gjimnazit për ta mbeten të veçanta, plot sfida dhe arritje.
Arsheila është fituese e vendit të parë në olimpiadën e Kimisë ndërsa Aroni në Fizikë i cili një vit më parë ishte ndër 20 maturantët që fitoi bursë nga Ambasada Amerikane, duke zhvilluar një pjesë të vitit të 3-të në SHBA.

Studimet Arsheila dhe Aroni synojnë ti ndjekin jashtë, në Austri dhe Paris. Nëse Arsheila synon rikthim në vendlindje, Aroni i ka sytë nga tregu ndërkombëtar. Për bashkëmoshatarët e tyre kanë vetëm një thirrje, që ti përkushtohen shkollës, si çelës i së ardhmes. Arsheila dhe Aroni janë shembull për çdo të ri, duke i vendosur vetes qëllimet dhe objektivat e së ardhmes, drejt suksesit në fushën ekzakte.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...

Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth

Kuvendi i Burrave të Shalës kërkon ndaljen e prishjeve...

Bajraktari i Shalës, reagon ashpër ndaj Fatmir Metës dhe sjelljes së shtetit

Reagimet pas ngjarjes së rëndë në Theth nuk kanë...