DËMTOHET SËRISH BYPASS-I

Bypasi I Shkodrës, edhe pse një vepër arti e vënë në funksion të përdoruesve të rrugës për të lehtësuar lëvizjen urbane dhe interurbane, po dëmtohet çdo ditë e më terpër nga drejtues mjetesh të papërgjegjshëm. Herë pas here është ndërhyrë nga institucionet përgjegjëse për riparimin apo zëvëndësimin e barrierave të hekurta anës rrugës. Dëmtimi I vazhdueshëm I bypass-it të Shkodrës vijon të mbetet një problematikë tejet shqetësuese.

Një shqetësim I tillë është ngritur disa herë edhe nga banorët, pasi barrierat dëmtohen edhe nga aksidentet e shumta që ndodhin gjatë natës në këtë zonë. Lëvizja këmbësorëve apo përdoruesve të biçikletave është është e pasigurtë si pasojë e këtij fenomeni. Disa herë është bërë zëvëndësimi I bordurave, të cilat sërish janë dëmtuar ndërkohë që ende nuk janë vënë para drejtësisë personat përgjegjës.

Gjendja në të cilën ndodhet bypassi gjatë kësaj periudhe, të bën të mendosh që kjo vepër arti rrezikon shkatërrimin. Masa duhen marrë edhe për ndalimin e lëvizjes me shpejtësi jashtë normave të lejuara në këtë rrugë, për të rritur sigurinë e drejtuesve të mjeteve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...