U qëlluan me breshëri plumbash në mjet teksa po udhëtonin drejt vendit ku i ngritën kurth, kush është i vetmi dëshmitar i vrasjes së baba e bir!

U qëlluan me breshëri plumbash në mjet teksa po udhëtonin drejt vendit ku i ngritën kurth, kush është i vetmi dëshmitar i vrasjes së baba e bir!Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja që tronditi vendin, Policia e Shkodrës dhe ajo e Shtetit janë ende pa autorë dhe motive.

Ndërkohë që grupi hetimor është rikthyer edhe ditën e djeshme në vendin e krimit, ata kanë mundur të mbledhin vetëm gëzhojat që kanë mundur të gjejnë në atë anë të rrugës, ku Gjokë e Eduart Gurra ranë në pritën e ngritur nga vrasësit e tyre.

I vetmi njeri që ka mundur të tregojë diçka mbi atë që ka dëgjuar dhe parë është një person, që sipas të dhënave është i fisit të viktimave, i cili në momentin që ka dëgjuar krismat e armëve ka qenë duke tentuar të shuajë vatrat e zjarrit në banesën e Gjokë Gurrës.

Ai është i vetmi dëshmitar i atyre momenteve fatale, por që ai nuk ka mundur të shquajë asnjë person, pasi sipas të dhënave prita ka qenë ngritur në hyrje të lagjes Sumë, rreth 500 metër larg vendit ku po digjej shtëpia. Kushëriri i viktimave, mësohet se i ka lënë flakët dhe është nisur në drejtim të vendit nga kanë ardhur krismat e armëve dhe aty është përballur me babë e bir të vrarë në makinë, që sipas policisë ishte një fuoristradë.

KËRKIMET

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e babë e bir, Gjokë dhe Eduard Gurra, rreth orës 16:40 minuta të 29 qershorit 2023 në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult të Dukagjinit.

Mësohet se ata janë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndërsa kanë qenë brenda në makinë duke udhëtuar drejt banesës së tyre të djegur në Dukagjin, e cila ishte djegur qëllimisht.

Ata janë qëlluar për vdekje në një kthesë në një zonë të pyllëzuar, afro 500 metër pa mbërritur tek banesa e djegur. Autori i kanë zënë pritë pasi kanë pasur informacionin e saktë se dy viktimat po shkonin drejt banesës së tyre të djegur dhe aty nga distanca i kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Djegia e shtëpisë, një ditë para atentatit dyshohet se është organizuar me qëllim që t’i ngrinin pritën babë e bir të cilët kishin vite që banonin në Shkodër. Policia e Shkodrës është rikthyer sërish sot më mëngjes në vendin e ngjarjes në fshatit Sumë të zonës së Pultit për të mbledhur prova të reja lidhur me vrasjen.

Nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se nga gëzhojat e sekuestruara në vendin e ngjarjes është qëlluar nga një armë e vetme e tipit kallashnikov.

Në vendngjarje janë sekuestruar 8 gëzhoja. Veç pistës që babë e bir kishin aktivitet të tregtimit të lëndës drusore, policia ka ngritur edhe atë të konflikteve për mbjelljen e kanabis sativa, duke qenë se 57-vjeçari në 2008-ën ka qenë punonjës policie dhe së fundmi kryeplak i fshatit Bruçaj.

Po verifikohet, nëse ka denoncuar ndonjë rast të kultivimit të drogës dhe kjo mund të jetë bërë shkak për vrasjen. Një zjarrëvënie e qëllimshme e shtëpisë së tyre në Dukagjin, ka bërë që Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe Eduard Gurra, 31 vjeç, të shkojnë në vendin e origjinës së tyre për të parë dëmet e shkaktuara.

HETIMET

Referuar të dhënave jo zyrtare bëhet me dije se në fokusin e hetimeve është vendosur vrasja për shkak të detyrave që ka kryer Gjokë Gurra. Duke qenë se prej vitesh ai ishte kryeplak i fshatit ku ka lindur, ka dyshime të arsyeshme që Gurra të ketë kryer detyrat që i njeh ligji për atë pozicion.

Megjithatë, duke qenë se policia duhej të ishte edhe institucioni ndërveprues i kryeplakut, është e pakuptimtë vonesa në identifikimin e personit apo personave që janë prekur drejtpërdrejt nga ushtrimi i kësaj detyre. Po ashtu hetohet edhe pista e konkurrencës për tregtinë e lëndës drusore, një punë që familja Gurra e ka bërë prej më shumë se një dekade. Të dhënat tregojnë se Gjokë Gurra asnjëherë nuk kishte pasur probleme për shkak të kësaj pune.

Sipas të dhënave të para mendohet se ka qenë një person që ka gjuajtur, pasi policia ka mundur të mbledhë gëzhoja që dyshohet se kanë dalë nga e njëjta armë. Ndërkohë priten rrëfimet e familjarëve, hapja e tabulateve të telefonave si dhe konfliktet që mund të ketë pasur familja ndër vite për të shkuar tek autori ose personat e interesuar për t`i ekzekutuar babë e bir.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...