“Edhe pak…”, çfarë surprize po përgatit Luiz Ejlli?

Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother, ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe kishte të bënte pikërisht me një këngë me Luizin. Më datë 4 Qershor artisti i njohur publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën e parë solo pas daljes si fitues nga edicioni i dytë i “BBV”. Projekti i tij më i ri titullohet “Përjetësisht” dhe u kthye menjëherë në një sukses të padiskutueshëm.

Edhe pse shumë i angazhuar me koncerte dhe xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, duket se Luizi shumë shpejt do të ketë një surprizë për fansat e tij. Vetëm pak më parë me anë të një fotoje nga një studio muzikore e postuar në Instastory, Luizi ka treguar se do të sjellë projektin e tij të ri muzikor.

Krahas koncerteve dhe projekteve muzikore, Luizi aktualisht po merret me xhirimet e një filmi përkrah aktores Olta Gixhari. Ndërsa xhirimet po zhvillohen në Korçë, nga atje Luizi ka publikuar edhe një video ku shihet teksa performon live.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...