Vijon dëmtimi i By Pass-it të Shkodrës/ Heqja e parmakëve burim aksidentesh…

Megjithëse puna për përmirësimin e standarteve të rrugës së By-Passit në Shkodër vijon, ku pak kohë më parë është vendosur ndriçimi në gjithë segmentin gjithashtu edhe sinjalistika, në mbi 30 pika në këtë rrugë vërehet që janë hequr parmakët anësorë .
Parmakët janë hequr kryesisht nga vetë banorët e zonës së By Pass-it të Shkodrës me arsyen se këto barriera i bllokon qarkullimin dhe u pamundëson lëvizjen.Që në fillim, ndërtimi i këtij By Passi u shoqërua me kundërshtime të shumta veçanërisht nga banorët e zonës të cilët nuk kishin dalje anësore për në banesat e tyre. E sot ky By Pass ka mbi dhjetëra dalje të realizuara vetë nga këta të fundit.
“By Passi i Shkodrës ndërtimi i të cilit nisi në vitin 2011 , është një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën dhe transportin, i cili shmangë kalimin e mjeteve përmes qytetit duke lidhur aksin Tiranë-Shkodër me aksin Shkodër-Hani i Hotit si dhe pritet të shërbejë si digë mbrojtëse ndaj përmbytjeve të qytetit të Shkodrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...