“Ndjesë të gjithë qytetarëve”, Rama për Kadastrën: Kanë ndodhur çudira me pronat, fajtore udhëheqja e PS

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme ka qenë i pranishëm në prezantimin e reformës për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se edhe pse kanë pasur një kohë të gjatë në dispozicion, nuk kanë arritur që ta transformojnë Kadastrën në atë që ajo është në të vërtetë. Sipas tij, Kadastra është bankë, dhe e krahason me Bankën e Shqipërisë apo Bankat e niveleve të dyta ku mbahen kursimet e shqiptarëve.

Rama: Si çdo bankë, Kadastra nuk është një fole për qoka, për njerëz që nuk kanë lidhje me atë punë. Kadastra është penguar në radhë të parë nga ju, kur them nga ju nuk kam ndërmend secilin prej jush personalisht,

por atë që ju përfaqëson, deputetë, ministra, kryetarë bashkish. E vërteta tjetër është se e shkuara e tmerrshme me harta të konsumuar nga palosjet dhe shpalosjet me tituj pronësie të lëvizshëm sipas interesave dhe me mbivendosje pronash nga papërgjegjshmëria e plotë që është karakteristika numër 1 e personave që futen në një mision jo për të bërë misionin, apo dhe e personave që edhe kur duan ta bëjnë punën janë injorantë, ka bërë që ne të trashëgojmë situatën më katastrofike në Evropë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...