Martohet Megi Topalli, vajza e ish- kryeparlamentares shkodrane kurorzon dashurine

Në një ceremoni të mrekullueshme, Megi Topalli, vajza e politikanes shkodrane të njohur Jozefina Topalli, ka shkëmbyer fjalët e përkushtimit me partnerin e saj të dashur, Angjelin Sarreqi. Martesa e tyre, e zhvilluar së fundmi.

Megi ka postuar diten e sotme fotografitë e nga dasma e tyre, ku shfaqet Megi e veshur me një fustan të bardhë nusërie. Në këto momente të veçanta, ajo dëshmoi elegancën dhe finesën e saj, duke e bërë ditën e martesës së tyre edhe më magjepsëse.

Megi ka postuar dy foto ku shihet me bashkëshortin e saj ne kalanë Rozafa në qytetin e Shkodrës. Ajo postimin e saj e ka shoqëruar edhe me një dedikim ku në të thuhet: Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.

Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.

Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë.

Falënderojmë familjet tona, miqtë dhe të gjithë ata që kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni.

Megi Topalli është një personalitet i njohur në shoqërinë shqiptare, duke qenë vajza e politikanes shkodrane Jozefina Topalli. Ne i urojmë atyre shumë lumturi, gëzim, dhe një të ardhme të ndritur.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...