“Se mos e jep në media ore, prit sa të iki unë jashtë …”, gazetari nxjerr bisedën mes Alma K. dhe porositësit të kurthit ndaj Safet Gjicit

Videoskandali që “fundosi” karrierën politike të Safet Gjicit dhe e futi në burg, vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes së opinionit publik.

Pavarësisht deklaratave të dhëna nga Safet gjici para gjykatës, por edhe nga evtë Alma Kaçi, sërish ka disa mistere që lidhen me videon, se përse u filmua skena erotike, dhe kush qendron pas saj.

Të shumtë janë zërat nën dhe mbi tryezat mediatike dhe ato politike se goditja Gjicit mund t’i ketë ardhur nga ata që s’e duan, apo edhe nga vetë miqtë e tij.

Por ditën e sotme gazetari Mero Baze, ka zbuluar një tjetër variant të historisë, pasi në një shkrim të tijin ai thotë se ka dëgjuar audiopërgjimin e Alma Kaçit me një person tjetër i cili dyshihet që të jetë edhe organizatori.

Sipas asaj që thekson Baze një person i tretë gjatë bisedës me Almën një ditë para se vidopërgjimi të bëhet publik i thotë kësaj të fundit ndërsa i kthen kartën e memorjes që videopërgjimin t’ia nisë Sali Berishës.

Ndërkohë Alma Kaçi i ka kërkuar që mos e bëjë publike videon para se ajo të largohej nga Shqipëria.

Shkrimi i plotë i Mero Bazes:

Kam dëgjuar sot audion e një rregjistrimi mes Alma K dhe personit që ndërlidh Almën me Sali Berishën, zhvilluar disa dite pas regjistrimit të video skandalit në Bashkinë e Kukësit, e cila gjendet në duart të drejtësisë.

Biseda është regjistruar më 15 qershor, një ditë para se video-ja të bëhej publike. Ishte një bisedë konfirmuese që personi që kishte porositur rregjistrimin, po ja kthente kartën e memories që ja kishte marrë sapo kishte mbaruar punë në Bashkinë e Kukësit.

Nga biseda mes personit në fjalë dhe Almës shihen qartë tre gjëra.

E para, që Alma ka marrë përsipër misionin e rregjistrimit të një skene seksuale me Safetin për llogari të të tretëve dhe jo për mediat.

Pra ajo ka shkuar aty për të krijuar një skenë shantazhi ndaj Safet Gjicit, i cili ka rënë pre e këtij kurthi. Pas rregjistrimit, Alma ja ka dorëzuar kartën e memories porositësit, i cili ka verifikuar filmin dhe natyrisht e ka filmuar me telefon sipër ekranit, që të mos kuptohej origjina e regjistrimit.

Shqetësimi i Almës është se mos ky ja jepte ndonjë medie filmimin dhe kërkon që ai të mos e bëjë publike derisa ajo të largohet jashtë shtetit.

Biseda është pasi Alma të rimarrë kartën e memories me të cilën ka bërë rregjistrimin, pasi ai nuk ja jepte. Ajo e ka kërcënuar atë se nëse nuk ja jep, do ta denonconte atë si porositës dhe ai ja ka kthyer përmes të tjerëve. Këtu fillon dhe biseda.

Së dyti, kuptohet qartë se njeriu kyç i interesuar që garanton si porositësin e videos, ashtu dhe Almën, është Sali Berisha. Ai e ka pritur Almën në zyrë para rregjistrimit, dhe pas rregjistrimit të Safetit.

Në një moment gjatë bisedës porositësi i videos i thotë Almës: Ik çoja Salës…

Ja pjesa që e zbulon këtë:

Alma K – Tani unë të thashë, unë te njihja ty. Megjithatë mua karta më erdhi ne dorë, është e plote. Tani ideja është se unë do bëj kërkese te Ambasada, ta thashë. Se mos e jep ne ndonjë media ore.

A…. – Po ku i .. motrën ta thash, kush po merret me ata, ta thash. Dëgjo mu tani se unë me e pas pa ne dorë ia .. motrën vet. Ej shko takoje Salën vet meqë e kishe dhe shok.

Sipas gjithë fakteve të tjera lehtësisht të hetueshme, Alma i ka shkuar Berishës në zyrë në datën 9 qeshor, tre ditë pas filmimit. Fotoja e saj me Berishën në zyrë e ulur, i përket asaj dite. Dhe po ta vini re Berisha ngjan i dërrmuar, i zhytur në kolltuk dhe i pafuqishëm t’i thotë asaj mos na bëj foto bashkë. Nuk është e lehtë ta përdorësh një njeri në një akt vetëvrasës dhe të mos i lejosh të bëjë dhe një foto. Vet Alma e ka postuar qysh atë ditë foton dhe ua ka dhënë dhe plot miqve të saj.

Së treti, është e qartë që Alma është përdorur dhe personi nuk e ka paguar. Për këtë ka dhe fakte të tjera që mund t’i ketë dëshmuar ajo vet në Prokurori. E sigurt është se fundi i bisedës tregon që ai sapo ka marrë videon, ka shantazhuar Safetin dhe nuk do t’ia dijë më për Almën. Madje mezi ja ka kthyer asaj.

Ja pjesa qe provon këtë:

Alma – Ideja është mos jepet në ndonjë media sa te iki unë jashtë

A.. – O shok ik sot o shok, mos rri nesër e pasnesër

Alma K – Nuk iki unë sot se po iki unë në Durrës, Tiranë?

A..- Ore s’kam gjë ne dorë unë, ku ua .. robt unë

Kjo bisedë zbërthen qartë gjithë skenarin e skandalit seksual në Kukës. Ajo ka një regjisor, që është Sali Berisha, pasi siç thotë në fund të bisedës dhe vet ai “nuk kam gjë në dorë”, pra nuk e ndalon dot botimin.

Viktimë e kësaj historie është Safet Gjici, por në fund dhe vet vajza Alma, një vajzë e përdorur në mënyrë kriminale me siguri në premtim të pagesës.

Nuk di se çfarë hetimesh më tej mund të ketë Prokuroria, por nga kjo zbardhje bisede gjithçka është e qartë. Jemi para jë skeme te qart shantazhi, ku përzihet Sali Berisha si garantues politik i skandalit dhe një person kundërshtar me Gjicin, që kërkon shkatërrimin e tij si kryetar bashkie. Personi “kamikaz” i kësaj historie është Alma Kaçi.

Shpresoj shumë se drejtësia do ta zbardhë këtë histori ashtu siç është, një skenar i ndyrë shantazhi, i cili tregon se sa larg ka shkuar politika shqiptare dhe vet Sali Berisha, i cili nuk është vetëm një politikan i korruptuar, por dhe një burrë plak i degjeneruar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...