Detaje të reja vijnë nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrwn pasditen e kësaj të enjteje ku babë e bir, 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij 31-vjeçar Eduart Gurra nga fshati Bruçaj i njësisë Pult të Dukagjinit u ekzekutuan në pritë, teksa kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi jetonin në Shkodër.
“Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes, teksa në Shkodër janë vendosur patrulla në pikat hyrëse dhe dalëse.
Për shkak të largësisë së vendit të ngjarjes, ende grupi hetimor nuk ka shkuar në vendit të krimit.
Gurra ka qenë polic i objekteve, ndërsa deri në këto momente dyshohet se shkak është berë kultivimi i drogës.
Zona e Pultit në Dukagjin konsiderohet si zonë e kuqe e kultivimit të drogës.
Gurra dhe djali i tij nuk kanë pasur rekorde kriminale dhe as gjakmarje.
Deri në këto momente një person është shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e rëndë”, raportojnë burimet nga uniformat blu për “Ora News”.
Ndërkaq banesa e viktimave ishte djegur vetëm një natë më parë nga persona të paidentifikuar, me sa duket në një krim të planifikuar më herë me detaje.
Ata janë qëlluar me armë zjarri dhe kanë vdekur në vend. I riu ishte baba i dy vajzave.