Pse shqiptarët e para ’90-ës ishin fit? Nutricionistja: Vetëm kos me një copë bukë hanin…

Alketa Marishta, mjeke epidemiologe dhe nutricioniste ka folur mbrëmjen e kësaj të Enjteje në “Opinion” në Tv Klan sa i takon mënyrës si duhet të ushqehemi për një organizëm të shëndetshëm. E teksa ndalej në detaje, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu e pyeti se pse shqiptarët para 1990-ës ishin më elegantë krahasuar me sot.

Ajo thotë se në bazë të një analize që bëri kur po studionte, doli në përfundimin se shqiptarët asokohe kishin mungesë të yndyrnave esenciale dhe kalori të ulëta.

–Thatë që keni mbaruar fakultetin në Tiranë, pra e njihni edhe periudhën para ’90-ës. Pse ishim aq fit ne para ’90-ës?

Alketa Marishta: Ah, do ta tregoj tamam sepse kur mbarova shkollën e nutricionistit futa gjithë detajet se çfarë hanim ne në Shqipëri. Mëngjesin e kishim një copë bukë, djathë, gjalpë…

–Gjalpë ku gjeje, se jo gjithmonë…

Alketa Marishta: Ndonjë vezë, nja 3 herë në javë. Para dreke një copë bukë me ndonjë sallam, në drekë që gjithmonë kishim gjellën edhe në darkë kosi me një copë bukë. Kaloritë ishin të ulëta, sepse unë po intervistoja veten time 16 vjeçe.

-Dhe si dole me kaloritë?

Alketa Marishta: Yndyrnat esenciale që gjenden te peshku, patjetër të ulëta. Kisha më shumë yndyrna të saturuara që vinin nga mishi dhe gjalpi, djathi. Acidi folik që është shumë i rëndësishm ishte shumë i ulët te shqiptarët.

-Po ne paskemi qenë pa gjë!

Alketa Marishta: Kjo na bën që ne mund të kemi ADN të dëmtuar dhe rrit riskun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, por mund ta parandalojmë në çdo moshë.

-Po ajo buka me sheqer e ujë sa kalori kishte?

Alketa Marishta: Më shumë kishim yndyrna…/tvklan.al

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...