One Albania vazhdon “përsheshin”! Paguan në mes të muajit? Kujdes, do të mbetesh pa kartë

Gjej shesh dhe bëj përshesh! Ky është mishërimi më i mirë i aktivitetit të kompanisë celulare One Albania në vendin tonë, e denoncuar sistematikisht për abuzimet me tarifat, shërbimin dhe korrektësinë me abonentët.

Newsbomb.al i ka kushtuar disa artikuj kësaj kompanie gjatë muajve të fundit, në përpjekje për të zgjuar nga “letargjia” institucionet shtetërore dhe autoritetet përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit.

Në këtë fushatë tonën na janë bashkuar dhe gazetarë të njohur, personazhe të jetës publike dhe aktivistë të ndryshëm. E përbashkëta e shqetësimit të tyre është shërbimi skandaloz i kompanisë celulare që ka ardhur në Shqipëri si markë hungareze, por me pronarë shqiptarë dhe të lidhur me politikanë të lartë në Tiranë.

I tillë është dhe rasti i fundit që ka mbërritur në redaksinë tonë, të cilin pas verifikimeve, kemi konstatuar se është një problematik gjerësisht e hasur me abonentët e One Albania në mbarë vendin.

Mbajtësi zyrtar i numrave dhe të dhënave të më shumë se një milion shqiptarëve ka nisur të çaktivizojë në mënyrë arbitrare kartat sim të abonentëve, të cilët vonohen deri në nëntë ditë nga kryerja e pagesës respektive. Kjo, edhe nëse ti je me kontratë një vjeçare dhe ke nënshkruar të gjitha të drejtat dhe detyrimet.

Madje, edhe përse kompania të detyron të bësh pagesën brenda datës 18 të muajit, dy javë përpara tarifimit mujor.

Thënë më thjesht, One Albania të lë kohë nga data 1 e muajit respektiv deri më datë 18 që të paguash ofertën apo pagesën mujore nëse je abonent me kontratë. Sapo nis muaji i ri, kompania të njofton për pagesën e re dhe nëse nuk e bën, karta jote sim çaktivizohet dhe nuk mund të marrësh më as thirrje hyrëse.

Kjo është një shkelje tjetër e kompanisë celulare për të cilën autoritetet mbyllin sytë, ndërsa qytetarët duhet të enden dyerëve të dyqaneve të One Albania për të bërë pagesat e për të pritur me ditë derisa kartat sim të aktivizohen përsëri.

Autoriteti i Konkurrencës apo dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare duhet të hetojnë këto veprime arbitrare të hungarezëve të natyralizuar në shqiptarë, pasi abonentëve mund t’u mbyllet shërbimi por kurrsesi t’u çakivizohen kartat sim për të cilat kanë paguar dhe i kanë pronë të tyre.

One Albania nuk të falë një ditë nëse kalon afatin për pagesën, edhe nëse je abonent me kontratë dhe ke marrë përsipër shlyerjen e detyrimeve – edhe me interes – nëse nuk i përmbahesh marrëveshjes ligjore dypalëshe, por kompania celulare nuk mban asnjë përgjegjësi për mungesën e shërbimit, ndërprerjen e sinjalit në mes të Tiranës dhe tarifimeve abuzive. /Newsbomb

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...