Beson në horoskop, Gjergj Leka: Kur mora vesh se Erisela ishte Dash…

Në intervistën e “31 pyetjeve” në “Rudina” në Tv Klan, Gjergj Leka zbulon një detaj shumë interesant për veten: beson në horoskop. Ai vetë është shenja e Peshores dhe thotë se në fillim nuk mendonte se horoskopi kishte diçka të vërtetë deri në momentin që shkoi në Rusi.

Gjergj Leka: Unë e besoj shumë sepse pikërisht në vitet që kam bërë në Rusi, me atë vajzën që rrija, ajo kishte gjyshen e vet 102-vjeçare që merrej vetëm me horoskopin dhe jo me horoskopin kot se ndonjëherë e dimë si është, por ajo vendet e yjeve ilidhte me karakteret e njeriut dhe me tiparet e njerëzve dhe unë është shkolla më e madhe e jetës që kam mësuar ato 2 vjet atje për të njohur njeriun me shikimin e parë kur e takoj dhe asnjëherë s’kam gabuar. Kisha gabuar më parë shumë në njohjen e njerëzve.

Rudina Magjistari: Pra tani ti e njeh personin sapo e sheh në pamje apo e pyet çfarë shenje je?

Gjergj Leka: Sa flas, sytë afër, koka e sheshtë, flokët e kuqe, buzët e holla…

Rudina Magjistari: Por kjo nuk ka lidhje me shenjën e horoskopit.

Gjergj Leka: Shiko, i lidhnin të gjitha me yjet, ishte një gjë kryevepër.

Gjergji shton se horoskopi e ka ndihmuar edhe në marrëdhëniet me seksin e kundërt.

“Për mua ka pasur të bëjë shumë. Kur mora vesh që Erisela ishte Dash, kam fluturuar”, shprehet këngëtari./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...