‘Nuk më eksiton’, Kristi i CMEND të gjithë, shpërthejnë të qeshurat në studio: Nuk më lëviz k…

Shqipja e Kristit ka bërë që vajzat e emisionit “She’s on Top”, të shpërthejnë së qeshuri gjatë kritikave të tij për ecjen e një prej modeleve në skenë.

Përzgjedhja e gabuar e fjalëve, “nuk më eksiton, s’më lëviz fare” në vend të “nuk më jep asnjëlloj emocioni”, ka bërë që studio të plasë së qeshuri.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Ana vazhdon, shumë konsistente, shumë elegante. Dmth një bukuri dinjitoze dhe kjo më duhet mua këtu, kjo na duhet në përgjithësi. Duhet të përkrahim modele si Ana. Pastaj me teknikalitete dhe elemente pasarele, ajo është gjë që përmirësohet.

Kam përshtypjen se diçka që i mungon Anës është vetëbesimi, por kjo është diçka që rregullohet.

Argjira Spanca: Kam përshtypjen se Ana ndikohet edhe nga vajzat e tjera.

Kristi: Influencohet shumë, e kam vënë re.

Argjira Spanca: Influencohet goxha, kështu që duhet të punosh pak më shumë me këtë pjesën.

Kristi: Edhe Xhesiana shumë konsistente. Dmth e ka kapur këtë “cat walk-un”, pra ecjen, por nuk më eksiton as për keq as për mirë. Rri aty në mes domethënë…

Argjira Spanca: O Kristi, dëgjo duhet të bësh një përzgjedhje të fjalëve pak…

Dea Mishel: Se e përktheu nga anglishtja, dhe domethënë “Nuk më kënaq

Kristi: Nuk më lëviz, as… por konsistente në atë, e ka atë vetëbesimin. Pastaj, Dona e ka pak atë kompleksin diva, por në fund të fundit pse jo. Ta këtë, ta zhvillojë, vetëm të mos ta ekzagjerojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...