Gazetari shqiptar rrezikon jetën, momenti kur bie nga kali gjatë xhirimeve

Eni Shehun duket se këto kohë po e ndjekin incidentet nga pas, teksa pas karriges që “e la në baltë” në studion e Top Albania Radio, tashmë është përballur me një tjetër situatë të vështirë, këtë herë gjatë xhirimeve të “Pushime On Top”. Sezoni i ri i emisionit veror ka nisur zyrtarisht, teksa sic është bërë me dije në krah të Enit do të jetë Lei Kraja, ndërkohë që në rrjetet sociale po qarkullon edhe një video nga puntata e parë e programit, ku moderatori pëson një incident jo edhe aq të lehtë.

Kështu, teksa xhironte bashkë me Lein në zonën e Shelegurit dhe ishin duke bërë xhiro me kuaj, madje po vraponin me to, në një moment kafsha është trembur nga droni dhe ka devijuar, duke mos kursyer aspak Enin, i cili nuk mundi ta kontrollojë dhe rrëzohet.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime të rënda, duke shmangur një ngjarje që mund të kishte qenë edhe e rëndë, nga mënyra se si ra, megjithatë i bëjmë thirrje Enit të ketë pak më shumë kujdes, të paktën ta cojë “Pushime On Top” deri në fund të sezonit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...