Nënë e dy vajzave me baballarë të ndryshëm: E madhja nuk e di kush është i ati

Teuta është nënë e dy vajzave me baballarë të ndryshëm. Telefonuesja nga Italia rrëfeu në “Aldo Morning Show” në Tv Klan historinë e saj dhe tha se me burrin e parë është ndarë me shumë vështirësi kur vajza ishte dy vjeç. Pasi ai u bind se nuk do të kishte ribashkim, u zhduk tërësisht nga jeta e tyre dhe sot që vajza është 25 vjeçe, nuk e njeh babain e saj biologjik.

Teuta: Kam dy vajza, një 25 vjeçe dhe një 17 vjeçe, dy vajza me dy baballarë të ndryshëm. Vajzën e parë… jam ndarë kur goca ishte dy vjeç. Që në atë moment e deri tani, goca me nuk e di kush është babai, as fytyrën, as fotografi.

Aldo: Pse?

Teuta: Sepse u ndamë dhe ky person, nuk di ta them shqip, “stalking”, më jepte stres, nuk e besonte që unë duhet të ikja dhe më përdorte të gjitha streset dhe të gjitha mundësitë që unë të rrija me të gjitha kushtet. Me pak fjalë, nuk dua të tregoj historinë e jetës time, m’u desh të largohesha me të gjitha mënyrat sepse jeta ime ishte e pamundur. Në momentin që ai arriti ta kuptonte që unë nuk kthehesha më, i përdorte të gjitha mundësitë që “unë gocën s’ta jap, do ta mbaj”… tamam më përdorte dhunë mendore.

Aldo: E qartë, psikologjike.

Teuta: Në momentin që ai e kuptoi që unë nuk kthehesha më, u zhduk. U zhduk në kuptimin e plotë të fjalës që unë mendoj shumë herë a e mban mend ditën që ka lindur vajza e vet. Pas 3 vitesh, rimartohem, jam në Itali, rimartohem me një burrë tjetër dhe bëj vajzën e dytë. Di të them këtë, që personi i dytë u tregua baba për vajzën e dytë dhe për vajzën e parë. Goca ime e parë i thotë “baba”./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...