Shkodër, egjiptianët mes varfërisë dhe apelit për ndihmë

Rrugica të ngushta gjarpëruese, shtëpi të amortizuara, mungesa e ujit të pijshëm , infrastruktura deri tek papunësia.Është ky realitetit i hidhur i disa familjeve të komunitetit egjiptian të cilët janë të vendosur në hyrje të Shkodrës, përballë ish-Bexhistenit. Shumë familje detyrohen të lënë shkollimin dhe të punojnë për të siguruar jetesën.

Në këtë 24 qershor që njihet si Dita Ndërkombëtare e Egjiptianëve, Kreu i Shoqatës së Egjiptianëve në Shkodër Kydret Shatza, thotë se ky komunitet është i diskriminuar dhe se pushteti vendor duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim. Përfaqësuesi i këtij komuniteti është i bindur se problematikat që nisin që nga papunësia dhe përfundojnë tek infrastruktura, janë formalizuar dhe janë dorëzuar në Bashkinë Shkodër, me idenë për të gjetur zgjidhje.

Edhe pse janë krijuar mjaft politika lehtësuese për arsimimin e këtij komuniteti, përsëri situata vazhdon të mbesë e njëjtë, pasi numri i të rinjve që frekuntojnë studimet universitare është shumë i ulët . Shumë prej tyre theksojnë se kjo vjen për shkak të kushteve të vështira ekonomike, ku detyrohen të lënë studimet dhe punojnë për të siguruar jetesën.Në Shkodër banojnë rreth 500 familje egjiptiane të shpërndarë në lagjen “Liria” , në afërsi të Urës së Bunës dhe në lagje të ndryshme të qytetit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ura e Mesit, Thesari Historik dhe Turistik i Shkodrës

Ura e Mesit, e ndërtuar në vitin 1768 nga...

Xhamia e Plumbit, një nga 50 monumentet më të bukura të botës

Punimet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit po avancojnë...

TikTok bllokon aksesin në SHBA. Mesazhi për përdoruesit: “Për fat të mirë vjen Trump”

Platforma e famshme e videove të shkurtra, TikTok, ka...

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t’amëlcimi

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue...