Gazetari Deklarata e fortë e gazetarit: Safet Gjici pagoi lekë që t’i zhdukej video-skandali

Gjatë një interviste televizive, gazetari Ferdinand Dervishi, thotë videoskandali që çoi pas hekurave Safet Gjicin, është bërë me qëllimin e vetëm për t’i bërë shantazh ish-kryebashkiakut dhe për të përfituar shuma të majme parash.

Sipas gazetarit, Gjici i ka paguar paratë dhe kjo shikohet nga mënyra si u publikua video.

Video është e filmuar nga lart, që sipas gazetarit është një arsye për t’i thënë Gjicit, se pasi i morën lekët që nuk e kemi publikuar ne.

“Ajo që është më e besueshme është që kjo video të jetë ofruar Safetit që të zhduket. Pasi kështu veprohet rëndom në Shqipëri, bëhet një video dhe i ofrohet personit për t’i marrë para. S’është çudi që dhe Safeti të ketë paguar dhe rëndë për këtë pjesë”.

Pse e mendoj këtë gjë?

“Sepse kur doli video, ajo duket sikur është vjedhur nga dikush, nga një person në një pikë montazhi dhe dikush që vjedhurazi e paska marrë. Ky është një inskenim për t’i thënë Safetit pasi i kanë marrë dhe lekët, për mendimin tim “që kjo video na doli nga kontrolli”. Supozojmë se Safeti ka paguar, atëherë si do justifikohen personat që nxorën këtë videon. Kjo video del vetëm nëse ata thonë që na e vodhën”.

Mënyra si është bërë video fshehurazi, është një justifikim që “ja na e vodhi dikush dhe ne nuk e dimë kush na e mori dhe publikoi”, tha Dervishi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t’amëlcimi

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue...

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...

Qeveria shqiptare akordon pension të posaçëm për prof. Zef Çobën

Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për...

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...