“Xhugulis partneren kur e shoh në kuzhinë”, Xhensila Pere: Shumë romantike të më gudulasë kur laj…

Darkat romantike nuk janë një specialitet i opinionistit Elton Saraselli. I ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ai shprehet se këto janë veprime që i duken si një fasadë, por i pëlqen që situatave t’i shtojë “origjinalitetin” e vet. Ai tregon se kur sheh partneren në kuzhinë, gjesti i tij romantik ndaj saj janë ngacmimet. Nga ana tjetër, prezantuesja Xhensila Pere s’e shikon këtë situatë si romantike.

Elton Saraselli: Unë origjinale bëj për shembull, kur e shikoj aty te kuzhina, vete e godas nga shpatullat, e xhugulis pak, e ke parasysh… Ja këto janë origjinalitete, ne po flasim konkretisht, jo të dukemi bukur në televizor tani, të bëjmë këto fasadat. Flasim origjinale, konkrete. Këto tregojnë atë origjinalitete. Ti e gjen pa mendje, vete e xhugulit pak nga sqetullat aty, tak-tak, e ngacmon, e godet, ja pra këto gjeste e zbukurojnë ditën. Sa i përket drekave dhe darkave pastaj, me thënë të drejtën nuk di të gatuaj.

Ermelinda Ndoja: Xhensila, a është romantike për ty?

Xhensila Pere: Shumë romantike, të vijë të më gudulasë ndërkohë që laj një mal me enë, romanticiteti…

Elton Saraselli: Po a the që një mesazh mua më rregullon ditën dhe më çlodh nga puna?

Xhensila Pere: Këto gjeste të tregojnë që je shumë “funny” dhe që e do partneren tënde, por që romanticiteti…

Katerina Trungu: Po të thyhet ndonjë gotë o Elton duke larë enët ashtu se varet sa gudulisesh.

Elton Saraselli: Varet si ndihesh në atë moment. Kjo është edhe vëmendja që i jep. Vëmendja që ti i jep, që e ke vëmendjen aty pavarësisht se ajo është gjatë punës, prapë ajo të duket e bukur./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...