Në shtëpi e priste gruaja dhe djali 3 vjeç, por i riu shqiptar nuk u kthye kurrë

Në shtëpi e prisnin bashkëshortja 24-vjeçare dhe djali i vogël vetëm 3 vjeç. Por Iralt Merdita nuk u kthye kurrë. Ai vdiq në spitalin e Brescia-s pak orë pas aksidentit tragjik ku u përfshi. Sapo kishte mbaruar punën dhe po kthehej me motor kur u përplas me një makinë që drejtohej nga një 40-vjeçare. Përplasja ishte e fortë dhe motori i tij u nda në dysh. U dërgua me urgjencë në spital, por në mëngjes ndërroi jetë (Lexo më shumë).

Kush ishte Iralt Merdita Ai kishte mbushur 28-vjeç në Shkurt. Kishte lindur dhe ishte rritur në Shqipëri, nga ku ishte transferuar në Itali për të punuar. Fillimisht shkoi në Crotone, ku jetonte bashkë me prindërit, më pas së bashku me vëllain shkuan në Ghedi. Punonte di mekanik në Warner Car të Ghedi-t. “Ishte një djalë shumë i mirë, i edukuar, i përgjegjshëm dhe i disponueshëm”, tregojnë nga ofiçina më zërin duke iu dridhur, kolegët e tij.

Aksidenti i rëndë Dinamika e aksidentit të rëndë, që ndodhi rreth orës 20:00 të së mërkurës, është ende nën hetim nga karabinierët. Nuk rezulton të ketë pasur dëshmitarë dhe zyrtarët e policisë po analizojnë kamerat e sigurisë në zonë. Ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti. Edhe shoferja e makinës që u përfshi në këtë aksident ndodhet në spital, pa rrezik për jetën. E ndërsa hetimet vijojnë trupi i pajetë i të riut pritet që t’i dorëzohet familjes së tij, për t’i dhënë lamtumirën e fundit./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...