Furrat e bukes kerkojne te rrisin cmimin e bukes OSHEE ‘kërcënon’ furrat

OSHEE dhe Enti Rregullator i Energjisë kanë kërcënuar disa furra buke se do t’ju rrisin çmimin e energjisë. Sipas operatorëve të shpërndarjes së energjisë elektrike disa subjekte prodhojnë edhe produkte të tjera si ëmbëlësirat apo tregtojnë edhe bulmet. Kjo ndërthurje shërbimesh për konsumatorët sipas OSHEE dhe ERE duhet të çojë në pagesën e tarifsë së energjisë si çdo biznes tjetër.

Aktualisht më shumë se 4 mijë furra buke e paguajnë çmimin e energjisë me 7.6 lekë kW/h. Duke përfituar nga çmimi i ulët i energjisë, furrat e bukës po prodhojnë edhe ëmbëlsira si dhe përdor frigoriferë 24 orë ndezur për tregtimin e tyre dhe produkteve të ndryshme të bulmetit, si qumësht, kos, dhallë etj.. Kjo sipas OSHEE dhe ERE penalizon subjektet që tregëtojnë këto produkte duke e paguar çmimin e energjisë me 18 lekë kW/h.

Një rritje e mundshme e çmimit të energjisë për furrat e bukës atomatikisht do të sillte shtrenjtim të prodhimeve të brumit. Aktualisht një bukë tregtohet 100-120 lekë, pas rritjes që pësoi gjatë muajve të krizës përshkak të rritjes së çmimit të miellit. Edhe pse çmimi i miellit ra, furrat e bukës nuk i ulën çmimet por mund t’i ngrenë sërish me ndryshimet që mund të pësojnë në faturën e energjisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...