“As Luizi, as Kiara, as Bora…”, gazetari: Asnjë nuk ishte i ftuar tek dasma e Arbana Osmanit

Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë këtë të shtunë, më 17 qershor, në Toskanë-Itali.

Premtimet e dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë.

Gazetari Andi Vrapi i ftuar në “Shqipëria Live”, ka treguar disa detaje të reja në lidhje me dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj.

Ai ka treguar se banorët e “BBV1” apo “BBV2” nuk ishin të ftuar në dasmë madje as Luizi me Kiarën nuk ishin të ftuar.

“Nuk ka qenë as çifti Donald-Bora, as çifti Luiz-Kiara. Arbana dhe Edi nuk janë nga ata personazhe që mbajnë marrëdhënie me personazhet e showbizit, janë më hermetik se personazhet e tjerë, për një gjë jam i sigurt që asnjë nga banorët e “BBV2” nuk ishin të ftuar”, tha ai

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...