Të shtunën para se të mbahej dasma e Arbanës dhe Eduartit, Ylli Limani postoi në InstaStory një video ku shprehej i mërzitur që nuk e lejuan të bënte foto, një rregull që çifti e kishte vendosur për të gjithë të ftuarit.
Sot Arbana ka zbuluar se Ylli i ka dërguar disa mesazhe shumë të bukura pas dasmës duke e falenderuar që këndoi në dasmën e tyre.
“Ceremonia më e bukur ndonjëherë ishte. Ti dukeshe ëngjëll”, i shkruan Ylli Arbanës.