Hekurudha pjesë e së kaluarës/ Realiteti i hidhur i braktisjes së stacionit hekurudhor Mjedë

Dikur ishte mënyra e transportit më e përdorur nga shqiptarët. Por që nga viti 1986 kur zyrtarisht përfundoi vepra e fundit hekurudhore, udhëtimi me tren është shndërruar në një makth.Stacioni hekurudhor i Mjedës tashmë është braktisur dhe ka mbetur aty si pjesë e së shkuarës. Ferrat kanë mbuluar të gjithë territorin brenda stacionit ndërsa godinat që shërbenin për funksione të ndryshme në shërbim të stacionit hekurudhor po shkatërrohen dita-ditës.

Gjallëria që ishte dikur është zhdukur tashmë, udhëtimet e shumta , mbeten vetëm kujtime të së kaluarës. Dyer të vjetëruara dhe një ndërtesë, e cila i ngjan disa objekteve të shumë shekujve më parë. Nuk shihet aspak dora e njeriut të ketë investuar në këtë vend i cili më shumë i ngjan një vendi të braktisur, se sa një institucioni aq të rëndësishëm të transportit siç janë hekurudhat. Përballë kësaj situate, drejtuesit e këtij stacioni shpresojnë në investimet e qeverisë, për të ndryshuar këtë realitet.

Shtuar këtyre problemeve, kësaj hekurudhe i paraqitet më shqetësuese dëmtimi i linjës hekurudhore, si dhe mungesa e specialistëve pranë këtij stacioni. Shqipëria prej vitit 1986 lidhet me rrjetin hekurudhor ndërkombëtar në linjën Shkodër – Hani i Hotit – Podgoricë. Në gjithë këto vite të demokracisë në vendin tonë linjat hekurudhore u shkatërruan e për pasojë ato po jetojnë ditët më të vështira.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...