Zbulohet fustani i nusërisë së Arbana Osmanit nga stilisti që ka veshur yjet botërore

Padyshim një prej kurioziteteve që ka më së shumti publiku, sidomos fansat e Arbana Osmanit, është fustani i nusërisë që moderatorja ka zgjedhur në ceremoninë e dasmës së saj, që aktualisht është duke u zhvilluar tani në Toskana, me ceremoninë në kishë që ka mbaruar tashmë dhe të ftuarit me siguri janë duke festuar kurorëzimin e dashurisë së saj me Eduart Grishajn.

Ka qenë Marcela Lati, mikeshë e ciftit dhe sigurisht një prej organizatoreve të ceremonisë me “Geraldina Sposa”-n, që ka zbuluar një detaj nga fustani i Arbanës, detaji që na tregon shumë në fakt për të. Kështu, sic shihet nga fotoja, moderatorja ka zgjedhur për ditën e saj speciale, një fustan nga Zuhair Murad, stilisti i famshëm i yjeve. Për ju që nuk e dini, veshjet e këtij stilisti i kemi parë shpesh në personazhe si Adriana Lima, Halle Berry apo Jennifer Lopez, me këtë të fundit që ka veshur edhe në një prej filmave të saj, pikërisht një fustan nusërie.

 

Ndërkohë, burime për “News31” bëjnë me dije se Arbana ka zgjedhur një prej fustaneve nga koleksioni i fundit i Murad dhe është pikërisht ky model:

 

Qartazi shihet edhe ngjashmëria mes fotos së postuar nga Lati dhe modelit që Arbana ka zgjedhur, duke konfirmuar se bëhet fjalë pikërisht për këtë fustan. Tani na mbetet vetëm të presim të shohim Arbanën nuse, sigurisht në krah të tashmë bashkëshortit të saj , Eduartit.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...