U kujdes 22 vite për familjarët e burrit, ai: Je e luajtur, s’ke punë me pasurinë e prindërve të mi!

Prej 6 muajsh, Ylli është larguar nga shtëpia e tij në Gjermani ku jetonte me Albinën dhe 3 djemtë e tyre. Pas 22 vitesh martesë ku së bashku kanë kaluar shumë vështirësi, ai shprehet në “Shihemi në Gjyq” se nuk dëshiron të kthehet në shtëpi sepse Albina i kërkon vetëm para.

Albina thotë se kërkesa e saj është e drejtë pasi për 22 vjet është kujdesur për prindërit e Yllit dhe për familjarët e tij duke shtuar këtu edhe kujdesin ndaj fëmijëve. Pavarësisht argumenteve të Albinës, Ylli nuk ka një arsye të fortë që t’i shpjegojë asaj publikisht në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan pse ka ikur, madje shprehet se kontributi i saj financiar ka qenë vetëm për 3 vjet sepse ka shfrytëzuar lejen e lindjes.

Albina: Para shumë vitesh, edhe vëllait të Yllit i ndodhi e njëjta gjë, u nda dhe erdhi te ne. E pranuam ne në shtëpi..

Ylli: Po ç’lidhje ka vëllai këtu?

Albina: Shtëpia ishte e vogël, me 50 metra, 8 veta në një familje. Isha unë ajo që i bëja të gjitha. Prindërit po, kunati po, tre çunat po. I vogli ishte 5-6 muajsh në atë kohë.

Eni Çobani: I mbaje ti zonjë?

Albina: Po unë i mbaja. Kunati ikte në punë dhe për 8-9 muaj, 1 vit nuk dha asnjë lek të na ndihmonte ne.

Ylli: Moj zonjë ti vetëm 3 vite ke punuar se 6 vite të tjera ke ndenjur vetëm me leje lindje, çfarë është kjo? Kam punuar unë, po.

Albina: Me leje lindje? Sa kollaj që është për ju burrat!

Ylli: 15 vjet kontribute në Itali e 7 vjet që punoj në Gjermani.

Albina: E di çfarë do të thotë leje lindje?

Ylli: Po, po e di.

Albina: Urdhëro, të mbash edhe familje, leje lindje, të mbash edhe fëmijët…

Ylli: Po rri në shtëpi, çfarë bën?

Siç shpjegohet, babai i Yllit ka lënë një pasuri të konsiderueshme prej së cilës ai përfiton ¼ e saj. Ylli i thotë gruas së tij se ajo s’ka asnjë të drejtë mbi këtë trashëgimi sepse nuk përmendet emri i saj.

Ylli: Unë nuk është se kam marrë ndonjë pasuri, por kjo është e luajtur fare. Nuk arrij ta kuptoj, ku e gjeta këtë pasuri unë? Ku?

Albina: Po shpjegoje pra ti! Shpjegoje! Pse ikën dhe bredh, sa në Greqi, sa në Itali?

Ylli: Po ç’lidhje ka pasuria me ty moj zonjë? Ç’lidhje ka pasuria e prindërve të mi me ty? Ku je ti?

Albina: Jo mor jo!

Ylli: Kjo nuk është në terezi fare!

Albina: Unë të laj e të shpëlaj te shtëpia, të mbaj edhe çunat, t’i mbaj edhe të gjithë dhe unë nuk quhem?! Po çfarë jam unë ore, shërbëtorja jote?

Ylli: Për pasurinë në Gjermani e në Itali mund të flasësh sa të duash sepse kemi punuar bashkë dhe atë e kemi vendosur bashkë, kurse këtë që më ka lënë babai im, këtu të lutem, shumë, këtu s’ke punë ti!

Albina: Si more nuk kam unë? Unë e kam larë e shpëlarë, sa herë ka ikur në spital…

Ylli: Të ka lënë testament babai im ty?

Albina: Ah po se ta la ty.

Ylli: Stop! Deri këtu! Nuk të ka lënë testament, je në rregull./

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...