Rama ndan foto nga Shiroka: Së shpejti, varkat turistike në dispozicion të vizitorëve

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ka postuar disa foto nga Liqeni i Shirokës në Shkodër, ku mes fotove janë edhe modele të disa prej varkave turistike të cilat, Rama bën me dije se së shpejti do jenë në dispozicion të vizitorëve.

Varkat e veçanta turistike të cilat bashkia e Shkodrës do t’i vendosë në dispozicion të vizitorëve, do të financohen me mbështetjen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Postimi i Ramës:

“Mirëmëngjes, dhe me këtë pamje prehëse nga Liqeni i Shirokës në Shkodër, si edhe me disa foto të modelit të varkave turistike, të cilat së shpejti do të vihen në dispozicion të vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj të diel të paqtë”,- shkruan Rama.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...