Alfred Cako: Flamuri i 1912 në Vlorë nuk është qepur nga Marigoja, ja ku mund të fshihet

Alfred Cako i ftuar tek “E Diell”, në një intervistë me Edi Manushin, ka dhënë një informacion interesant, ku sipas tij flamurin që u ngrit nga Ismail Qemali në 28 nëntor 1912 nuk është qëndisur nga Marigoja.

Flamuri i qëndisur i Marigosë është ngritur në 28 nëntor 1913 dhe se flamuri i vërtetë nuk dihet se ku ndodhet. Duke folur për gruan e tij, Alfred Cako shprehet se nëna e saj është mbesa e Pandeli Calës, i cili ka sjellë flamurin e 28 nëntorit 1912 së bashku me Ismail Qemalin.

“Kur kanë ardhur me Ismail Qemalin, kanë ardhur nga Rumania, në Austri dhe Ministri i jashtëm Austro-Hungarisë, kur e përcollën Ismail Qemalin i dhanë flamurin. Dhe i tha ai tha më keni dhënë flamurin, por s’kam shkop ku ta mbaj. Ministri i Jashtëm e mori pushkën sepse po e përcillinin me ushtarë, ja mori pushkën me baronet të ngritur e tha baronetat tona janë shkopi i flamurit shqiptar, prandaj shko dhe ngrije. Ky e mori dhe ia dha Pandeliut që e kishte ngjitur që ishte student në Rumani dhe e shoqëroi.

Ky e mori dhe e futi në gjoks dhe ajo që thuhet që flamurin e ka bërë Marigo Pozoja që është nga fshati Hoçisht, nga është origjina e vjehrrit tim dhe janë kushërinj të largët dhe me Marigo Pozën. Marigoja e ka qëndisur flamurin në vitin e parë, nuk ka qenë më 28 nëntor 1912 ka qenë në 1913 sepse flamuri i vitit 1912 ngaqë ndodhën këto luftrat me Haxhi Qamilin, e mori Lef Noci dhe ka mundësi që flamuri shqiptar që këta nuk e gjejnë e ka marrë Margaret Hasluck që ka qenë e dashura e Lef Nocit dhe një agjente e e fshehtë që kishe një lokal në Elbasan dhe gjatë Luftës së Dytë të Botërore ajo iku në Selanik, punoi në konsullatën britanike për shërbimet sekrete. Ky është një sugjerim që unë i jap historianëve dhe shtetit shqiptar që nuk e kanë flamurin e datës 28 nëntor 1912 që mund të jetë në Skoci në familjen e Margaret Hasluck”, shprehet Cako.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...