“Tani e gjete ti”? Motra inskenon vjedhje dhe i shet motrës shtëpinë

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon historinë e konfliktit të një prone në qytetin e Vlorës, ku motra i ka marrë shtëpinë motrës duke inskenuar një vjedhje dhe ja ka shitur.

Myzafer Qejvani, një emigrant prej 23 vitesh në SHBA, denoncon se si motra e gruas i ka grabitur shtëpinë.

“Unë jetoj në SHBA prej 23 vitesh. Jam kthyer në Vlorë sepse kam dalë në pension dhe mundohem që të marr shtëpinë që kam lënë kur kam ikur të cilën ma ka marrë baxhanaku, kryesisht e shoqja, sepse ajo është që i është futur kësaj pune pasi u bë xheloze se motra e saj, gruaja ime, erdhi në Amerikë. Baxhanaku ka një furrë buke aty. Vendi në atë kohë quhej mensa e serrave, rruga s’kishte emër në atë kohë nuk e di, bëhet fjalë në vitin ’98. Unë zura sa desha vetë se ishte vend bosh nuk kishte ndërtuar njeri aty. Zura 600 metra katrorë. Ndërtim bëra 2 dhoma, bëra një korridor 3 metra të gjatë, 3 metra të gjerë që ishte i barabartë me gjatësinë e 2 dhomave dhe në fund preva një copë për banjo. Edhe pjesa tjetër ngeli sallon. Unë jetova atje deri në Mars të vitit 2000. Në Mars të vitit 2000 m’u dha mundësia edhe ika në SHBA”, tregon Myzafer Qejvani.

Sipas këtij të fundit, kunata inskenoi një vjedhje për të larguar fëmijët nga shtëpia, pasi e motra dhe bashkëshorti i saj ishin në SHBA me azil politik. Myzafer Qejvani thotë gjithashtu se baxhanaku i kishte goditur djalin në kokë me qytën e pistoletës.

“Pas afërsisht 2 vitesh, i bëra një garanci gruas me anë të një shokut edhe mori vizën dhe erdhi në Amerikë dhe lashë 3 fëmijët dhe erdhi nëna nga fshati dhe jetoi nëna me ta. Fëmijët në atë kohë, djali i vogël unë e kam lënë pa mbushur 2 vjeç. Vajza ka qenë 18 dhe djali tjetër 16 vjeç. Ç’bëri kjo tani? Bëri një lojë sikur i humbën 20 milionë Lekë thonin në atë kohë, viti 2002 duhet të ketë qenë. Edhe na i mori, tha fëmija, kryesisht djali im i dyti që ishte aty. U fut nga dritarja dhe i mori, se këta i mbanin lekët në shtëpi, tha. Erdhën në shtëpi këta dhe qëlloi djalin ai, baxhanaku, me qytë të pistoletës në kokë edhe ra djali në tokë. Vajza mori policinë menjëherë dhe erdhi policia. Doli tezja e fëmijëve, tha më kanë vjedhur paratë. E morën në polici fëmijën. Shkuan fëmijët në polici, i mori në pyetje hetuesia 8 orë i kanë mbajtur dhe pas 8 orësh i kanë lëshuar të pafajshëm. Kjo ishte një ide e asaj kunatës që me këtë rast të merrte shtëpinë siç e mori. I trembën fëmijët, vazhduan edhe më mbrapa, i qëllonin dhe me gurë, vajza merrte policinë në telefon, policia nuk vinte më aty, thoshte s’merrem me ju gjithmonë. Policia e tillë ishte në atë kohë. Në këtë kohë këta e shpartalluan shtëpinë. I hoqën perde, divanet që kishte lënë vëllai aty se mori fëmijët edhe la gjëra që s’i ngrinte dot. I kishin prishur, thyer me këmbë, kishin hequr dyer dhe dritare. Kur erdhi vëllai e gjeti shtëpinë të braktisur pa dyer pa dritare”, thotë Myzafer Qejvani.

”Stop”, përmes kamerave të fshehta, konfirmon me anë të komshinjve se e kujt ka qenë kjo shtëpi 600 m2 dhe një objekt rreth 80 m2. Ata pohojnë se shtëpia ka qenë e Myzafer Qejvanit.

Komshiu-Hajde hajde…!

Denoncuesi Myzafer Qejvani- Nuk kam kohë, nuk kam kohë dëgjo, se kam shumë punë …po, që ti e di, që shtëpia është e imja…?

Komshiu-Po, po!

Denoncuesi Myzafer Qejvani- Se unë jam ai, që të hapa derën, kur ti bëre shtëpitë këtu, edhe erdhe, edhe bëre drekën tek unë.

Komshia- Të tujat janë, i kemi thën edhe të zonjës, që është aty i kemi thënë, që janë të tuat.

Denoncuesi Myzafer Qejvani- Ju i keni thënë asaj?

Komshia- I kemi thënë, që qëkuri. Tani s’i kemi thënë asaj…

Më pas Myzaferi takon baxhanakun Dino Ngucaj, i cili pranon se shtëpia është e Myzaferit, por i thotë se është kujtuar vonë.

Denoncuesi Myzafer Qejvani- Tungjatjeta baxhanak! O më fal, s’jemi më baxhanakë. S’jemi takuar, se ti e di, se unë kam qënë me azil politik dhe kam ardhur me shumë vonesë këtu në Shqipëri.Tani, si burrat, çfarë të detyrohem, çfarë më detyrohesh?

Baxhanaku Dino Ngucaj-Unë ty, ça të detyrohem më thuaj ti?

Denoncuesi Myzafer Qejvani- Ti mua më detyrohesh shtëpinë?

Baxhanaku Dino Ngucaj- Tani e gjete ti? Po telefon nuk kishe ti?

Denoncuesi Myzafer Qejvani- Tani më erdhi koha mua jam i lirë. Jo, s’kisha telefon. Ne u shkëputëm.Gruaja ime ka ardhur këtu, ka folur me Merushen, kanë bërë sikur janë miqësuar, janë zënë, janë sharë, pastaj ka ikur.Janë ndarë, ti e di, që ato shtëpi, si i bëra me mundim…

Baxhanaku Dino Ngucaj- I di unë ato, se bashkë i bëmë, unë të ndihmova…

Denoncuesi Myzafer Qejvani- Edhe ti më ke ndihmuar, s’ta hedh poshtë.

Baxhanaku Dino Ngucaj- Ashtu dëgjo! Këtu neve do ta lemë të flasim në një moment tjetër bashkë! E di, pse do flasim në një moment tjetër? Dua të flasim, që ça mundësie kam unë, që të të ndihmoj ty!

Pas takimit me baxhanakun, Myzaferi shkon tek shtëpia e tij pas 23 vitesh dhe gjen një zonjë, e cila i thotë, se e njeh dhe i tregon se shtëpinë e ka blerë nga baxhanaku i tij, Dino Ngucaj. /tvklan.al

Blerësja e shtëpisë-Si jeni zotëri?

Denoncuesi Myzafer Qejvani– Si vete? Nuk e di, a ma ke dëgjuar emrin. Unë jam Myzafer Qejvani.

Blerësja e shtëpisë- Hajde, urdhëroni! Unë do të them veç dy fjalë. I kam blerë, nuk kam gjetur as dyer, as dritare. Unë nuk dua asnjë gjë, për të më thënë. Kam bërë shtesa, i kam bërë të gjitha. Unë kam ble shtëpi, se i dija pa hile.

Denoncuesi Myzafer Qejvani- Kush t’i ka shit shtëpitë ty?

Blerësja e shtëpisë- Mua m’i ka shit Din Dinoja edhe në dokumente legalizimi i ka Dinoja.

/tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...