ARTIZANIA GJAKOVARE DHE BIZHUTERITË E SAJ UNIKE NË SHKODËR

Tefta Hajdarhoxha është një artizane e cila vjen nga Kosova e cila jeton në qytetin e Gjakovës. Ajo ka ardhur në Shkodër për tu bërë pjesë e panairit “Java e artizanëve I cili është hapur në pedonalen “Kolë Idromeno” dhe tregon se nuk është hera e parë që merr pjesë. Vetë Tefta është me profesion piktore por prej vitesh ajo pasionin e saj për të bukurën e ka ushtruar në një sferë tjetër atë të krijimit të bizhuterive .

Stenda e saj në këtë panair pikas pasi të gjitha punimet e saj janë unike. Madje ajo shprehet se nuk bën dy të ngjashme pasi dëshiron që krijimet e saj të mbeten unike. Në një intervistë për Star Plus ajo tregon përshirjen e saj në punimin e këtyre bizhuterive ku më herët ajo ka operuar edhe online.

Artizania gjakovare tregon se kërkesat për punimet e saj janë të shumta. Ajo tregon se ka rreth 5 vite qe i punon ato dhe se është një punë që sjell edhe të ardhura te mjaftueshme .
Marrja pjese në panaire jashtë trojeve shqiptare Tefta tregon se ka pasur ftesa por nuk ka mundur te shkojë pasi i nevojitet të marrë vizë për në çdo vend por punimet e saj kanë shkuar .

Artizania kosovare tregon se interesi i shqiptarëve nëpër botë është i madh për punimet e saj edhe pse hera herës ajo ka hasur vështirësi për tua dërguar atyre. Por Tefta tregon se në vazhdim beson se nuk do të ketë më probleme për dërgimin e tyre dhe të vijojë punën e saj edhe me porosi jashtë trojeve shqiptare.

Përpunimi I këtyre bizhuterive Tefta tregon se I merr rreth 20 orë ne ditë por është pasion për ti realizuar ajo që e bën të punojnë kaq fort pavarësisht lodhjes dhe orëve të gjata që ky pasion I merr. Artizania nga Kosova shprehet se është e kënaqur me punën që bën dhe pjesëmarrja në panaire është gjithnjë një kënaqësi e madhe për të.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...