Martesa, një bast? Fidel Ylli: Gratë janë nga natyra…

A është martesa një bast apo jo?

I ftuar në emisionin “Më lërë të flas”, kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli ka deklaruar se martesa nuk është një bast, por çështje besimi.

“Martesa nuk besoj se është një bast. Martesa dhe frika për t’u martuar ka edhe mosbesimin brenda. Jemi qenie njerëzore, beso dhe kontrollo. Është çështje besimi. Femrat janë nga natyra kurioze për çdo gjithçka, jo vetëm martesën”- tha Ylli.

I ndërprerë nga Zhaklina Lekatari, e cila tha se jo vetëm femrat, “femrat e shprehin por njerëzit në përgjithësi janë kurioz”, Fidel Ylli insistoi se: “Femrat janë më shumë kurioze”.

“Unë mendoj që qeveria duhet të mendojë më shumë për çiftet e reja. Sepse nëse t’i do të martohesh, ku të martohesh kur je në një shtëpi me prindrit, kur merr një rrogë 500 mijë lekë. Si do krijosh familje, me çfarë do të ushqehesh? Bukë dhe dashuri do të hash në darkë ti? Janë shumë faktor që ndikojnë në një lidhje, me qëllim që t’i ta konkretizosh atë. Fillimisht lidhja do besim, respekt… Ju të katërt nuk jeni të martuar dhe është ndryshe të dashurohesh, ndryshe të fejohesh, ndryshe të bëhesh me një fëmijë, shumë ndryshe të bëhesh me dy dhe tre femijë. Dhe pastaj do ta kuptosh se çdo të thotë martesa”- tha Ylli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...