Publikohen pamjet nga kisha e veçantë dhe vila historike ku do të zhvillohet dasma e Arbana Osmanit (FOTO)

Këtë të shtunë 17 qershor 2023, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të celebrojnë dashurinë e tyre në Toskana të Italisë.

Kisha e veçantë dhe vila historike, zbuloni ku do të zhvillohet

Nga ftesat që çifti ka bërë, kuptohet se ceremonia do të zhvillohet në kishën e veçantë pa tavan “Abbey of San Galgano”, ndërsa festa në një nga vilat e famshme të Toskanës, e cila quhet “Tenuta Larnianone”.

“Abbey of San Galgano” është një vepër arti e cila mund të vizitohet nga kushdo për vetëm 4 euro. E veçanta e kësaj kishe është fakti që nuk ka tavan.

“Abbey of San Galgano” është një manastir i themeluar në luginën e lumit Merse midis qyteteve Chiusdino dhe Monticiano, në provincën e Sienës, rajoni i Toskanës, Itali.

Ndërsa vila “Tenuta Larnianone” është një pronë familjare e cila ka prodhuar verë të mirë dhe ullinj që nga viti 1939 dhe përmban një sërë vilash të bukura. Pasuria përfshin 19 hektarë vreshta dhe 12 hektarë ullishte dhe është e vendosur në hijen e kodrave Chianti.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...