Nisin kontrollet në pishina në Shkodër/ Hysa: Pishinat brenda standarteve…

Në këto ditë të nxehta zgjedhja më e shpejtë për tu freskuar dhe pushuar janë pishinat. Këto ambjente tejmbushen veçanërisht nga qytetarët gjatë fundjavës. Megjithatë eksperienca ka treguar se këto ambjente janë të favorshme për transmetimin e infeksioneve veçanërisht atyre të lëkurës.

Me këtë qëllim Drejtoria e Shëndetit Publik ka nisur kontrollet në resorte të ndryshme që operojnë në Shkodër dhe përreth saj.Sipas shefes së higjenës Dhurata Hysa pishinat do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe nga inspektimet që janë bërë çdo pishinë i plotëson standartet e duhura.

Paralelisht është bërë edhe monitorimi i ujërave sipërfaqësore të cilat janë dhe zonat më të frekuentuara për pushuesit sidomos Velipoja që është plazhi me fluksin më të lartë të pushuesve.Sipas kritereve të vendosura nga Drejtoria e Higjienës, punonjësit përgjegjës në pishina duhet të jenë të mirinformuar për shërbimet që kryejnë, për pastërtinë e ujit të pishinave, si për sa i përket klorifikimit, por edhe të mbajtjes së vlerës së duhur të aciditetit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RIKTHEHET TOM DOSHI, NJOFTON SE DO KANDIDOJË NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, njoftoi se ka...

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...