Kiara në pritje për t’u bërë nënë?! Luizi çuditërisht nuk e pret aspak mirë këtë lajm

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Luizi e ka shprehur disa herë se e sheh Kiarën si nënën e fëmijëve të tij, madje nuk kanë munguar as bisedat rreth planeve të tyre.

Në muajin shkurt, gjatë një bisede, Kiara është shprehur se si fillim do dëshironte bashkëjetesën, që ta njohë sa më mirë këngëtarin jashtë ndërsa Luizi u shpreh se do një fëmijë sa më shpejt.

Megjithatë jashtë BBV gjërat kanë ndryshuar. Tani është Kiara ajo që do fëmijë sa më shpejt ndërsa Luizi duket se po i merr gjërat më ngadalë.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, ai la të kuptohet se nuk e ka në plan të bëjë fëmijë së shpejti.

“Në Maldive do shkojmë në tetor se ka shira tani”, i tha Luizi gazetarit ndërsa ky i fundit e pyeti nëse do vijnë 3.

“Se di ta shohim se dhe Kiara ka karrierën e vetë, edhe unë”, tha Luizi.

Ndërkohë Kiara më parë e ftuar në “Më lër të flas” tha se është gati për hapin e rëndësishëm.

“Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë. Është gjëja që e kam kryesore”, tha Kiara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...