Mos vallë e ka sërish me Tahirin? Edi Rama: I kemi dhënë mundësinë vendit të bëjë drejtësi me të fuqishmit!

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Lushnjë në turin e tij të falënderimit për zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se e di se ka shumë gjëra që nuk shkojnë dhe me këtë drejtësinë e re dhe që do donim të shkonim ndryshe në drejtim. Kryeministri shtoi po ashtu se ka momente kur duhet të shtërngojë dhëmbët, kur sheh njerëz që abuzojnë me besimin e njerëzve por dhe të PS-së.

Rama nuk përmendi emra, por kjo deklaratë mund të ketë lidhje me arrestimet në rradhët e PS-së, ku një prej tyre është dhe ish-ministri Saimir Tahiri, i cili së fundmi fitoi lirinë.

“Nuk na falet të mos bëjmë gjithçka. Kam shumë besim që gjërat do vazhdojmë të bëhen gjithmonë e më mirë. Por duhet të kemi durim.

Ka momente që duhet të shtrëngojmë dhe dhëmbët kur shikojmë njerëz që papritur e pa kujtuar që besimin tuaj dhe mbështetjen tonë të përbashkët e abuzojnë dhe na bëjnë të gjithëve të skuqemi kur i shohim.

E di që ka shumë gjëra që nuk shkojnë edhe me këtë drejtësinë e re dhe shumë gjëra që do donim t’i shikonim ndryshe. Por të mos harrojmë që çfarë ka ndodhur sot nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk mund të bëjmë dot atë që nuk u bë në 500 vjet. Por duhet të jemi shumë krenar që i kemi dhënë këtij vendi mundësinë të bëjë drejtësinë duke u sjellë ashpër me të fuqishmit. Nuk ka ndodhur kurrë në këtë vend që njerëz të fuqishëm të shkojnë para drejtësisë.

Por mund të bëjmë më shumë pikërisht që fëmijët tanë të mos paguajnë kostot e së keqes në pushtet, siç paguajnë të rejat dhe të rinjtë kostot e faktit që reformat që ne nisëm, nuk u nisën kur duhet të niseshin. E kemi filluar këtë rrugë nga një pikë kur gjysma nuk paguanin dritat. Sot nuk krahasohemi me atje ku ishim. Ne duhet të shohim të ardhmen dhe të vrapojmë drejt së ardhmes të gjithë së bashku. Nëse ka arsye për të besuar jeni ju”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...