“Po më shkatërron jetën”! Prapaskenat, si u arrestua komandanti hajdut?

Brenda pak orëve pas publikimit të lajmit është arrestuar efektivi i rendit në Shkodër, Shkëlzen Gjonaj, i cili dhunoi brenda një lokali një të ri duke e goditur me grushte e shkelma, si edhe i mori para një qytetari nga portofoli.

Ministria e Brendshme reagoi duke thënë se ai është vendosur në pranga nga AMP dhe do të përballet me drejtësinë për të marrë ndëshkimin sipas ligjit. Por si arriti puna deri te prangat? Dy rastet, provë për denoncimin në media janë bërë nga personat e prekur drejtpërdrejt.

Së pari personi që u dhunua, por edhe atij që i hapi derën e makinës dhe i mori lekët. Me këto dy prova me pamje që tregojnë se ky efektiv nuk është i denjë për uniformën që mban u arrestua.

“Po më shkatërron jetën, kush ma ka bërë këtë”. Ishin fjalët e policit, që para kamerave e mohoi, por pas kamerave Komandanti i Rendit në komisariatin e Shkodrës, pranon episodet.

“Vetëm përgjatë vitit 2022 AMP ka referuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre 357 raste nga të cilët 168 me masë shtrënguese. Në 5 muajt e parë të këtij viti janë referuar 119 raste nga të cilët 34 me masë shtënguese” thekson policia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...