“Nëse nuk e dini fjalën, hapni fjalorin”, Grida Duma sherr me Spartak Ngjelën në emisionin e saj

Analisti Spartak Ngjela është përfshirë në një debat me drejtuesen e emisionit Top Story, Grida Duma.

Komenti i një komisionereje europiane nxiti diskutimin e ashpër mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Zhulali: Elefanti në dhomën e qelqtë nuk është Albin Kurti por Aleksander Vuçiç. Pse kemi arritur deri këtu? Jemi në kronikën e një tensioni të paralajmëruar në rajon, por ky tension nuk mban autorësinë e Albin Kurtit, por të projektit hegjemonist të krijimit të botës serbe.

Duma: Një komisionere europiane thotë ‘ata juridikisht kryetarët e komunave juridikisht kanë të drejtë, por nuk kanë legjitimitet të qeverisin.

Ngjela: Le ta ketë thënë ikushdo është tautologji, rrëzon subjektin me predikatin. Injorante, ç’më duhet mua kush e ka thënë. Unë jam profesionist.

Duma: Nuk po themi kush kishte të drejtë.

Ngjela: Ç’më duhet mua, është non sens zonjë. Nëse ti nuk e pranon që është non sens nuk është faji im.

Duma: Ça do të bësh kur të vijë puna që Vjosa Osmani të thotë…

Ngjela: Nëse nuk e di fjalën tautologji zonjë hapni fjalorin.

Duma: E di unë fjalën më shumë se tek tautologjia, avokat mos i bëj me mua këto më. Do ta them tani dhe do ta them gjithmonë. Stilin që të kompromentosh etikën e komunikimit mos e bëj fare po fare.

Ngjela: Po çfarë etike…

Duma: Kam studiuar filozofi unë kur ti ishe pas kangjellave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...