Demokratja zbulon prapaskenat e rikthimit të Bashës: Ja pse ndryshon nga ai i Berishës

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ishte e ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ku komentoi rikthimin në publik të Lulzim Bashës.

Ajo tha se Basha nuk është larguar kurrë nga Partia Demokratike pavarësisht se u tërhoq përkohësisht nga detyra si kryetar i saj.

E pyetur se ku ndryshon rikthimi i Bashës nga i Berishës, Karabina tha se Basha ka kartën morale për t’u rikthyer pasi ai asnjëherë nuk ka deklaruar se do tërhiqej nga politika gjithashtu ajo u shpreh se Basha ka një mision të cilin ajo beson se do e çoj deri në fund.

“Zoti Berisha pati bërë një deklaratë në 2013 që tërhiqet, madje ai tha edhe nga politika, megjithatë ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike, mjaft aktiv. Zoti Basha tha nuk tërhiqem, ai tha “Po tërhiqem përkohësisht dhe do jem kontribuuese dhe ndihmës në zhvillimet e mëtejshme të Partisë Demokratike

Ai sot në fakt ka këtë kartën morale dhe ka përgjegjësinë sepse ka nisur, e ka nisur zoti Basha këtë rrugëtim të drejtimit të Partisë Demokratike, si parti euro-atlantike dhe e shkëputur nga hijet e së shkuarës e cila na ka mbajtur pengë deri më tani dhe ai e ka këtë mision.

Zoti Basha është kthyer në publik në takimet që po bën, mund të jetë kandidat për garën në krye të Partisë Demokratike. Unë do ne mbështesë, sepse mendoj se misionin që ka nisur do e çoj deri në fund”, – tha Mirela Karabina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...