Basha me të rinjtë: Nuk ndryshon gjë me politikë të vjetër e tallava. Si po më komentojnë për rikthimin tim

Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim në Malesi te Madhe me të rinjtë.

Ai kujtoi se në zgjedhjet e 14 majit kanë votuar vetëm 13% e të rinjve të grupmoshës 18-20 vjeç, gjë që tregon se sa e rëndë është situata dhe sa e pashpresë.

 

“Si mund ta ndryshojmë këtë? Njëherë, nuk e di nëse biem dakord që kjo nuk ndryshohet me gjuhën e vjetër, me kulturën e vjetër politike, me sharje, me banalitete, me kërcënime, me tallava, nuk vjen as debati, nuk dëgjohet, jo më të ndryshojmë diçka.

Që ta ndryshojmë, jam i bindur që gjëja e parë që na duhet është t’i qasemi debatit me një gjuhë të re, me një kulturë të re politike, me një tërësi vlerash që reflektojnë hallet, problemet, shpresat e qytetarëve dhe jo ankthet dhe projektet individuale dhe hallet e politikanëve,” – u shpreh Basha.

Basha është ndalur edhe tek komentet e rikthimit të tij politik. Ai u bashkëngjiti veten e tij me të rinjtë në Malesi te Madhe duke iu shprehur se edhe ai bashkë me ta është një zë i ri që po cungohet nga politika.

“Siç e keni parë, sapo kam dalë kanë thënë: Pse del ky? Pse flet ky? Se duan të flasin vetëm ata. Të njejtat fytyra që flasin 30 vjet, duan të flasin vetëm ata. Por nuk e kanë vetëm me mua. Gjysma e të keqes po ta kishin vetëm me mua. E kanë me ju!

Nuk duan fytyra të reja. Nuk duan zëra të rinj në debat. Duan ta mbysin debatin akoma pa filluar. Ne nuk do t’i lejojmë. Ne nuk do të lejojmë që banaliteti të marrë peng këtë dialog, këtë debat të nisur së bashku nga Shkodra në Malesi te Madhe, në Tiranë, në Elbasan, Durrës, Berat e kudo nëpër Shqipëri.

Dhe mënyra për ta bërë këtë është pikërisht t’i ikim kurthit të emrave të përveçëm dhe të bashkohemi rreth kauzave të përbashkëta, të djathtë e të majtë, rini e të moshuar.”- tha Basha.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ura e Mesit, Thesari Historik dhe Turistik i Shkodrës

Ura e Mesit, e ndërtuar në vitin 1768 nga...

Xhamia e Plumbit, një nga 50 monumentet më të bukura të botës

Punimet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit po avancojnë...

TikTok bllokon aksesin në SHBA. Mesazhi për përdoruesit: “Për fat të mirë vjen Trump”

Platforma e famshme e videove të shkurtra, TikTok, ka...

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t’amëlcimi

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue...