VIJON TË DËMTOHET URA E VJETËR E BUNËS

Edhe pse në muajin nëntor të vitit të kaluar, ura e vjetër e Bunës iu nënshtrua një restaurimi të pjesshëm, me riparimin e disa dërrasave të cilat ishin dëmtuar, sërish ky problem është përsëritur duke bërë që të ketë dëmtime të tjera. Të pyetur nga Star Plus, qytetarët tregojnë se ndihen të rrezikuar nga lëvizja në këtë urë.

Qytetarët kërkojnë që restaurimi të bëhet I plotë dhe me cilësi ndërsa kërkojnë që të mos lejohet lëvizja e motorrëve mbi urë.

Ura e vjetër e Bunës është shumë ë frekuentuar gjatë verës, ku të shumtë janë qytetarët që kalojnë për mes saj për t’u lidhur me Shirokën dhe jo vetëm. Pavarësisht dëmtimeve të shumta që ka, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masat e duhura për të bërë totalisht të vizitueshme këtë vepër arti e cila dita ditës po rrezikon kalimtarët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...