Vjen lajmi i keq për vendin tonë. Kjo gjë nuk ndodhte prej disa dekadash

Shqipëria ka regjistruar numrin më të ulët të lindjeve të paktën që prej vitit 2016.

Me 38 % kanë rënë lindjet në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me atë të tremujorit të vitit 2016.

Sipas INSTAT, kjo rënie vihet re e edhe me vitin 2022 ku kemi 17 % më pak lindje në Shqipëri.

Ajo që bie në sy është fakti se ky fenomen po vihet re në të gjitha qarqet e vendit, të cilat kanë regjistruar ulje të lindjeve krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë qarku me rënien më të madhe të lindjeve e ka Lezha, e ndjekur nga Gjirokastra dhe Vlora. Ndërsa Kukësi është qarku me rënien më të ulët në përqindje të lindjeve.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.939 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 77 lindje për 3 muaj, apo e thënë ndryshe mesatarisht 26 foshnje në muaj vijnë në jetë në qytetin e Gjirokastrës.

Ndonëse pas pandemisë, numri i vdekjeve në Shqipëri ka pësuar rënie, sërish ai mbetet më i lartë se lindjet.

Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e parë 2023 regjistron 393 vdekje më shumë se sa lindje.

Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 581 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 265 vdekje më shumë se sa lindje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...