Aksident tragjik/ Makina përplas për vdekje shqiptaren në Itali

Një 75-vjeçare shqiptare është gjetur pa shenja jete në një rrugë në Granarolo dell’Emilia në Itali.

Një aksident fatal i ka marrë jetën Salie Gjonzenalaj. Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e 24 majit në via San Donato, në Granarolo.

Trupi i viktimës është gjetur pas disa orësh në rrugë. Shqiptarja është përplasur për vdekje nga një mjet që drejtohej nga një italian.

Drejtuesi i makinës ishte një 55-vjeçar italian, i cili pretendohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllat e ndriçimit dhe më pas duke dalë nga rruga. Policia vendase ka ndërhyrë në vend dhe ka kryer konstatimet.

Kanë qenë familjarët që janë alarmuar duke mos parë 75-vjeçaren të kthehej në shtëpinë e saj, jo shumë larg vendit të tragjedisë.

Do të kishte qenë një nga fëmijët që gjeti trupin e fshehur nga bimësia, duke ndjekur rrugët ku ajo shkonte për një shëtitje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ndryshime të bujshme në televizion, ‘Klanifornia’ largohet nga Tv Klan, Julian Deda njofton se…

Nga sezoni i ardhshëm televiziv spektaklin e humorit “Klanifornia”...

Rriten duke i bërtitur prindërit, ja pasojat negative që mbeten te këta fëmijë

Shumë prindër përdorin të bërtiturat si një metodë disiplinore...

Po afrohet dita! Zbulohet data e dasmës së Arbanës dhe Eduartit

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të martohen në...