SHOQATA E QENVE: QYTETARËT TË MOS I SULMOJNË

Këtë të hënë në një nga kronikat e Star Plus tv u trajtuan ankesat e qytetarëve Shkodranë në lidhje me situatën e qenve në gjendje rruge. Nuk kanë munguar rastet kur qytetarët janë sulmuar. Në lidhje me këtë temë Izabela Sala vullnetare e “Animals need me” tregon se në Shkodër ka një numër të konsiderueshëm kafshësh në gjendje rruge.

Izabela tregon gjithashtu se këta 4 putrosh bëhen agresiv vetëm në rastet kur ata sulmohen apo ndihen të rrezikuar nga njerëzit.

Nga ana tjetër Izabel Sala tregon se sëfundmi janë regjistruar disa rastet të helmimit të qenëve nga qytetarët.

Qyteti I Shkodrës prej kohësh paraqitet në një situatë jo shumë të favorshme sa I përket kafshëve në gjendje rrugë. Edhe pse në qytet janë dy strehëza për këta kafshë si ajo e bashkisë si edhe e “Animals Need me” sërish kapacitetet e tyre nuk I përballojnë dot numrin e lartë të këtyre kafshëve. Thirrja e Izabela Salës por edhe shumë vullnetarëve të tjerë është që edhe qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të kujdesen për këta kafshë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...