Vijon dëmtimi i Urës së Mesit/ Banorët: Janë shkatërruar parmakët bashkë me ndriçimin e urës

Prej kohësh Ura e Mesit një nga atraksionet më të mëdha në Shkodër dhe e vizitueshme nga më shumë se 3 mijë turistë cdo vit, ka filluar një degradim të madh, si për nga dëmtimi parmakëve, prishja e kalldrëmit e tij.Rreth 5 vite më parë përmes një bashkëpunimi të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u bë I mundur ndricimi I këtij monumenti dhe nuk zgjati shumë pasi personat keqbërës e vodhën dhe dëmtuan sistemin e ndricimit.Një prej banorëve të zonës së Postribës Xhevdet Karmaj I kërkon institucioneve përgjegjëse që të marrin masa për riparimin e kësaj ure dhe vënien para ligjit të personave që shkatërrojnë pronën publike.Ndërhyrja e DRTK ka qënë e vazhdueshme për riparimin e mureve të dëmtuar parmakvë , njëkohësisht është pastruar ura nga vegjetacioni dhe po ashtu dhe rrugët e saj lidhëse që ju shërbejnë turistëve. Ura e Mesit është një pjesë e rëndësishme guidave të ndryshme turistike dhe për nga vizitat e treta në Shkodër mbas kalasë Rozafat dhe Muzeut Historik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...