Jubani: Vespën e merrsha, i hipsha dhe e puthsha para se me fjet

Mbrëmja e sotme në “Opinion” i ishte dedikuar Vespës. Megjithatë një prej të ftuarve erdhi me “motrën” e re të Vespës, një Piaggio. Dhe për këtë, Enton Jubani tregoi arsyet.

“Unë sot kam bërë 4 orë me ardh nga Shkodra në Tiranë. E kam në kohën kur e bëja me Vespa në rrugën e vjetër. Sot ishte rruga e re, por trafik i madh. Kështu që kur shkova tek Vespa dhe kisha nja një muaj e ca që nuk e përdor, Vespa nuk m’u ndez dhe gjithë Vespistët e dinë këtë se Vespa është si një qenie njerëzore që po nuk u kujdese me të ta kthen në një lloj mënyre”, tha Jubani.

Ai u shpreh se ka qenë 13-vjeç kur babai i tij mori një Vespa. Aq shumë ishte i apasionuar pas saj saqë tregoi se e puthte para se të flinte gjumë.

“Ishte e bardhë. Një Vespa që e merrsha, i hypsha në shtëpi dhe e puthsha para se me fjet. Aq shumë ishim të apasionuar pas Vespës”, tha Jubani./tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Stilisti shkodran që vesh Hamilton, Jozef Martini punon për firma të njohura

Në Shkodër ka hapur një show-room me punimet e...

Rudina Dembacaj na rrënqethi me dedikimin për të atin e ndjerë

Me datë 8 Korrik të vitit 2020, Rudina Dembacaj...

“Puna e palodhur jep rezultate!”/ DITA me fat për secilën shenjë të horoskopit gjatë muajit qershor

Pavarësisht nga parashikimet mujore, ka të paktën një ditë...

“Ka paguar për 1 foto me Nusretin sa 5 banesa”, Ardit Gjebrea i kthehet ‘keq’ ndjekësit

Moderatori i të dielës shqiptare, Ardit Gjebrea ka nisur...