“E di ti që marrin 500 mijë lekë?”/ Artan Hoxha zbulon bisedën e fundit me policët: Aman thuaj ndonjë fjalë të na i heqin…

Gazetari Artan Hoxha dhe Sokol Bregu kane bërë një analizë të rrethanave të vrasjes së ditës së djeshme në Kavajë, ku mbeti pa jetë 47-vjeçari Arjan Gosa. Hoxha tregon bisedat qe ka pasur me Policet e shtetit.

“Tani fillojnë temperaturat e nxehta ato jelekët, thonë aman thuaj ndonjë fjalë të na i heqin”, ka thënë ndër të tjera gazetari Artan Hoxha.

Sokol Bregu: A e ka dëshirën ai inspektori i zonës për ta bërë punën? Parandalimi është edhe pak me dëshirë, është nuhatje e dëshirë të mos kesh në zonën tënde probleme. Sepse po të ekzistonte hierarkia me zonë, se ti do të merrje një rol më të mirë e do të ngriheshe në detyrë, duke parë statistikat çdo njeri do të punonte për parandalim.

Duke e parë që nuk bën kështu të punosh sa të duash ekziston vetëm emërimi direkt.

Hoxha: Hierarkia dhe merita. Policët e kanë rrogën 500 mijë lekë të vjetra. Nëse vazhdojmë ta lëmë policinë e shtetit institucionin më të keq paguar, ndodhi tërmeti ata çuan, ndodh përmbytjeje ata çojnë, bllokohen rrugët nga bora ata çojnë, ata kanë këpucë kartoni. Tani fillojnë temperaturat e nxehta ato jelekët, thonë aman thuaj ndonjë fjalë të na i heqin. Kur e çon me pushkë druri në betejë mos prit të kesh rezultate.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...