E mbështeti, por tashmë Luiz Ejlli kërkon nga Benet Beci të bëjë tre ndryshime në Shkodër

Fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’, Luiz Ejlli mendon dhe kërkon që në Shkodër duhet të ndryshohen 3 gjëra. Teksa ishte i ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama “Blue Bradhërs”, ai tha cilat do të ishin ndryshimet që çdo shkodran pret sipas tij nga Beci.

Ai tha se problem janë plehrat e qytetit, ndërsa e rëndësishme sipas ish-banorit të ‘BBV’ është të rregullohen edhe rrugët e qytetit si dhe thelimi i Bunës dhe modernizimi i saj si “Venecia”.

“Unë e them haptas. Kërkoj tre gjëra nga Beneti si qytetar shkodran, si populli. E para, pastrimin e qytetit nga plehrat që bëhen sa më shumë mbushen kazanët, digjen e dihet.

Lagjet e vjetra ose lagjet që janë pak më të thella, janë pa rrugë të shtruara. Bie shi dhe bëhet gropa që s’ke mundësi të kalosh. Flas qytetin, s’ka lidhje se Oboti e ato pjesa këtej. Pra, shtrimin e rrugëve dhe Shirokën, Bunën, thellimin e saj në bashkëpunim me mbështetjen tuaj kuptohet, edhe të jashtëm që janë të gjithë, jam i bindur që të gjithë do thonin po, se jam i bindur që ajo pjesë mund të bëhet shumë më e bukur se Venecia. Ura është bërë, ka atë hapjen, aty mund të vijnë nga Mali i Zi, bëhet një turizëm, vende pune. Të dy kemi qenë në France, në Paris, kemi parë kanalin se si është me ato varkat restorant, me muzikë, pra mund të bëhet në Shkodër, por ajo do thellim,

do pastrim dhe jam i bindur që Beneti mund t’i bëjë, jo se po ja kërkon Luizi apo Shkodra, por me aq sa e kam njohur Benetin e di që nuk e zë vendi pa i bërë. Kjo është ajo që kërkoj unë, duke marrë parasysh që nuk jetoj aty aktualisht, por kam qejf ta shoh. Kur të marr vesh që janë bërë këto tre gjëra do të them bravo të qoftë që e bëre për Shkodrën, se unë nuk them do ta bësh për Luizin apo për Benetin. Bëje për Shkodrën e po i bëre këto, për mua ka respektin maksimal dhe i ka hallall të gjitha votat dhe gjithçka”- tha Luizi.

Kujtojmë se pas daljes nga eksperienca në ‘Big Brother VIP’, Luizi i doli në krah Benet Becit, duke shkaktuar habi, pasi kohë më parë ka shprehur haptazi bindjen e tij politike për PD-në

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...