Shkesi që bashkoi 330 çifte tregon hallin e madh: Ja pse s’po i martoj dot femrat, vajzat sot duan që tu…

A ekzistojnë ende martesat me mblesëri?

Kjo ishte një nga temat që u trajtua ditën e sotme në emisionin “Ditë e re”, në RTV ORA.

Në lidhje Skype ishte i ftuar z.Enver Dojaka, i cili mblesërinë e ka kthyer në profesion.

Z. Dojaka rrëfen se këtë profesion e ka nisur si fillestar e më pas ka mësuar më shumë gjëra në odat e më të vjetërve ku diskutoheshin çështjet mblesërore.

Ai thotë se për 20 vite si mblesëtar ka bashkuar 330 çifte.

“Në odat e miqve dëgjonim si u martua filanja apo filani. Kam 20 vite që bëj këtë punë dhe ka shkuar deri në 330 raste. 90 % e rasteve kanë krijuar familje” tregon Dojaku

Djemtë kur duhet të martohen?

Shprehet për moshën ideale të djemve dhe të vajzave në lidhje me martesën, të cilën e kufizon nga mosha 18-24 vjec, pasi në traditën shqiptare është e rrënjësur lindja e shumë fëmijëve sipas z. Dojaka prandaj sa më i ri të jesh aq më shumë ke mundësi të zgjerosh familjen.

Në moshën 18 vjeçare deri 24 vjeç është mosha më e mirë për djemtë si në Shqipëri e Kosovë. Kosova ka pasur nevoje te ketë sa më shumë banorë, e tradita e shqiptarit është të kesh fëmijë sa më shumë”

Arjoni na ka ngelur në derë s e kemi martuar akoma? – Ngacmon Arjola.

Dojaka: Tani është kohë moderne. Në pyetje është shkolla, fakulteti. Krejt shqiptarëve deri në Çamëri. Familja e djalit kërkon të gjendet një vajzë nga një familje e mirë, punëtore, e sjellshme dhe ka moral. Nuk ka dallim me zona por të flasë shqip”

Kush eshte problemi sot

Dojaku thote se ka nisur të bjerë numri i kerkesave pasi vajzat po insistojnë vetëm në Europë por Europa s’po i zë krejt e unë do i jepja një këshillë si fillim të martohen e më pas të shkojnë në Europë. Se pa u ba nuse s’ke ku shkon”

Vetem kete vit ka bashkuar 7 çifte dhe ka një kërkesë nga Berati. “Një profesor i gjuhës angleze kërkon vajzë të meçme nëse ka ndonjë vajzë të interesuar të më telefonojë”

I pyetur nga moderatorja Arjola Shehu nga cili vend kërkojnë më shumë mblesëri, Z. Enver Dojaka rrëfeu se më shumë e kërkojnë shërbimin e mblesërisë, për djemtë dhe vajzat e zonave rurale e gjithnjë e më pak të rinjtë në qytet. Për më tepër, mbleseri Dojaka u shpreh se edhe nga diaspora kanë dashur të gjejnë partnerin përmes shërbimit të tij. Facebook-u është rrjeti social ku më së shumti e kontaktojë për këtë shërbim.

“Ti e di që të dua pafund”/ Ronaldo i propozon për martesë ish-banores së BB VIP, përgjigjja e saj ….

Jori Delli dhe Ronaldo Sharka kanë udhëtuar së fundmi drejt Turqisë, ku herë pas here postojnë në rrjetet sociale foto apo video së bashku. Ditën...

‘Të vdes unë kush më bën xhiro’! Nëna mburret me djalin e mitur që nget makinën

Drejtimi i automjetit nga të miturit dhe rastet në rritje të fëmijëve qe shkaktojnë aksidente teksa ngasin automjete pa leje drejtimi duhet të hetohen...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Si t’i keni rrobat e bardha pa pasur nevojë të përdorin zbardhues ose klor

Rrobat e bardha kanë tendencë për t’u njollosur shumë...

Cifti shkoi me pushime ne Mykos por ve duart ne koke kur i vjen fatura

Nje cift shkoi me pushime në Mykonos ne Greqi...

Agron LLakaj jep lajmin e hidhur. Humb njeriun me te shtrenjtë

Aktori i madh i humorit Agron LLakaj ka humbur...