Mimoza Kusari i uron fitoren Benet Becit: Të priftë e mbara miku ynë

Zgjedhjet vendore në Shqipëri përfunduan.
Në shumicën e bashkive u shpallën fituesit të cilëve ju uroj mandat të suksesshëm për të mirën e gjithë qytetarëve pa dallim.

Megjithatë, ky urim është edhe paksa më i veçantë për një fitore të veçantë, atë të Benet Becit në Shkodër.

Bashkëpunimin me Benetin e kemi pasë filluar kur unë isha kryetare e Komunës së Gjakovës, ndërsa ai ishte drejtor i Fondit Zhvillimor Shqiptar. Lidhja e tij e afërt familjare me Gjakovën e bënte bashkëpunimin tonë më të lehtë, ndërsa pozita e tij në Fondin Zhvillimor ofronte mundësinë e aktiviteteve në tërë Shqipërinë.
Benetit ia kishim kërkuar investimin në rrugën e vjetër të Bajram Currit e cila kishte rëndësi të veçantë emocionale dhe praktike për Gjakovën dhe Malësinë e saj.
Restaurimi i asaj rruge u nisë dhe u përfundua brenda vitit kur u kërkua, vitit 2016.
Kishim edhe plane tjera dhe ide bashkëpunimi në Malësi, por rrugët tona morrën drejtime tjera.
Gjakova dhe Shkodra ndajnë mes vete më shumë ngjajshmëri se cilat do vise tjera të Shqiptarisë, andaj plot entuziazëm dhe besim në punën dhe përkushtimin e tij pres idetë dhe projektet për dy bashkitë/komunat Shkodër – Gjakovë.

Të priftë e mbara miku ynë!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...